Flash

Erdoğan lavdëron Ronaldon për ndeshjen ndaj Spanjës: "Duartrokas dhe karakterin e tij për çështjen e Palestinës"

Lapsi.al 19 June 2018
Erdoğan lavdëron Ronaldon për ndeshjen ndaj Spanjës:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ërfshirë në fushatë zgjedhore për garën legjislative dhe presidenciale të 24 qershorit (lexo shkrimin poshte), ka lavdëruar performancën e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo në ndeshjen përballë Spanjës duke shtuar se e rëndësishme gjithashtu edhe qëndrimi i futbollistit për çështjen e Palestinës. Erdoğan ka vënë theksin tek 3 golat e shënuar nga Ronaldo në ndeshjen Portugali-Spanjë.  “Goditja e lirë e ekzekutuar në fund qe një gjuajtje fantastike që nuk mund të arrihet nga çdo kush, por dhe gjithë performanca, besimi dhe veçanërisht karakteri në çështjen e Palestinës janë shumë të rëndësishme. Për këtë e duartrokas”, tha ai duke i'upërgjigjur pyetjeve të të rinjve pjesëmarrës në programin “Takimi Rinor dhe Teknologjik” të zhvilluar në Industrinë e Hapësirës Ajrore Turke. I pyetur për favoritin në Kupën e Botës Erdoğan që në rininë e tij ka luajtur portier tha: “Unë në fillim kam thënë për Gjermaninë, por ajo humbi në ndeshjen e parë dhe gjërat u vështirësuan pak. Të gjitha ekipet e forta po humbasin. Gjermania humbi, po ashtu u vërejt edhe situata me Brazilin, ndërsa Meksika ishte e çuditshme. Nuk e di nëse edhe pas kësaj do të vazhojë kështu”.

Lexo me tej:

Zgjedhjet në Turqi/ A mund të humbasë Erdogan gjithçka?

Të këshilluara

Kolumbi-Japoni, një histori që përsëritet

Kolombia u imponua 4-1ndaj Japonisë katër vjet më parë, në Botërorin Brazil 2014 e për të dytin edicion rradhazi të Kupës së Botës amerikano-latinët gjejnë kund...

09:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI