Flash

VIDEO/ Një penallti e dyshimtë i jep Kupën, Skënderbeut

Lapsi.al 27 May 2018
VIDEO/ Një penallti e dyshimtë i jep Kupën, Skënderbeut

Skënderbeu është shpallur edhe kampion i Kupës së Shqipërisë, pasi më parë kishte siguruar edhe titullin Kampion në Kategorisë Superiore. Korçarët mundën në finalen e luajtur në Elbasan, 1-0 Laçin. Goli për korçarët u shënua me penallti. Ajo u fitua nga Xhejms, por ishte mjaft e dyshimtë pasi faulli u shënua në jashtë zonës.

Laçianët protestuan shumë, por gjyqtari Hamiti pasi u konsultua edhe me asistentët vendosi për penallti. Lilaj nuk gaboi nga 11 metrat. Deri në fund, ekipi i Dajës menaxhoi rezultatin, dhe arriti dopietën e këtij sezoni. Në minutat e fundit Laçit iu anullua një gol për pozicion jashtë loje. ©LAPSI.al

Penalltia e Xhejms on Vidnews.

Lilaj gol penallti on Vidnews.

Të këshilluara

Dalin analizat e dëmtimit të Mohamed Salah

“Ishte një natë e vështirë, por unë jam një luftëtar. Pavarësisht të gjithave, kam besim se do të jem në Rusi për t’ju bërë të gjithëve krenar. Dashuria juaj dh...

19:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI