Flash

Algoritmi i shkencëtarëve zviceranë zbulon kush do ta fitojë Kupën e Botës në Rusi

Lapsi.al 19 May 2018
Algoritmi i shkencëtarëve zviceranë zbulon kush do ta fitojë

Një studio statistikash në Zvicër ka bërë një klasifikim për Kupën e Botës 2018 që siç dihet do të mbahet në Rusi. Në listë është futur edhe Italia, megjithëse dihet që ajo nuk merr pjesë. Sipas këtij studimi, nëse “axurrët” do të merrnin pjesë do të kalonin vetëm grupet dhe më pas do të eliminoheshin.

Portugalia ka 39.8% mundësi të arrijë në çerekfinale.

Argjentina e Messi ka 51,8% mundësi të arrijë në katërshe, por vetëm 26,9% për t’i kaluar ato. Në finale? Ka vetëm 11,3%.

Surprizë është Belgjika me 56,9% mundësi për të arritur në gjysmëfinale. Kalimin në finale e ka vetëm 11,6%.

Franca ka vetëm 35,1% të arrijë në gjysmëfinale ndërsa për finalen ka shumë pak shanse me vetëm 7,3%.

Lajme të mira për Anglinë. Ndoshta në Rusi është “shansi i artë”. 31,4% për gjysmëfinalen, 18,7% për finalen dhe 8,5% për ta fituar Kupën.

Spanja është në “listën e nxehtë” të matematikanëve zviceranë me 16,1% mundësi për të fituar Kupën e Botës.

Shkojmë në finale. Sipas statistikave do të jetë Brazili me 31,9% mundësi, por për ta fituar llogaritet vetëm 19,8% të shanseve.

Por, kush mund të jenë triumfuesit? Zviceranët thonë se me 24% mundësi për triumf ka Gjermania. Një tjetër 7-1? Të shohim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Buffon lë Juventusin në lot

Gianluigi Buffon i ka thënë lamtumirë Juventusit në ndeshjen përfundimtare të edicionit 2017/2018. Pas 17 vitesh karrierë me bardhezinjtë e Torinos, kapiteni i ...

17:30

“Nuk qajnë burrat kështu”

Mesfushori i Marseille, Dimitry Payet u detyrua të dilte nga fusha e lojës në finalen e Europa League përballë Atletico Madrid, për shkak të një dëmtimi. France...

20:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI