Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

A ishte penalltia për Realin? Ish-arbitri anglez: Gjyqtari pati b... që e akordoi!

Lapsi.al 12 April 2018
A ishte penalltia për Realin? Ish-arbitri anglez: Gjyqtari pati b...

Ish-arbitri anglez, Graham Poll, në moviolën e tij për “DailyMail” e ka vlerësuar vendimin e Majkëll Oliverit për të akorduar penalltinë e vonë të Realit si vendim korrekt, ashtu siç ishte edhe kartoni i kuq për Bufonin për protesta.

“Majkëll Oliver, një arbitër i promovuar në elitën e gjyqtarëve vetëm në janar, e justifikoi vendimin me disa vendime të forta, por korrekte në ‘Bernabeu’. Me shifrat e një ndeshjeje në ekuilibër, e cila po e çonte çerekfinalen drejt kohës shtesë, Oliver u tregua shumë i guximshëm për të akorduar një penallti, e cila pasi u konvertua dërgoi Realin në gjysmëfinale. Por ai nuk u ndal me kaq. I rrethuar dhe i sulmuar pacipërisht nga gjysma e skuadrës së Juventusit, me në krye kapitenin, 33-vjeçari Oliver ruajti qetësinë dhe me të drejtë i nxori kartonin e kuq Bufonit për protestat e tij agresive.

Dikur, Arsen Venger më tha se unë po flisja gjepura, kur thashë se arbitri duhet të ketë guxim dhe b… që të marrë vendime të rëndësishme. Mendoj se pasi të ketë parë këtë, ai do ta kuptojë. Sa keq që FA nuk e promovoi Oliverin më parë, në mënyrë që ai të kishte të drejtën të gjykonte në Botëror”, - shkruan Poll.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI