Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Trajneri i Romës: Nuk e besoj ende, por do të festoj me familjen

Lapsi.al 11 April 2018
Trajneri i Romës: Nuk e besoj ende, por do të festoj me familjen

E pabesueshme, e mrekullueshme, e mahnitshme... Përmbysjen e Romës në Champions e kishte bërë vetëm Deportivo La Coruna (kundër Milan) në 2003-2004 dhe një vit më pas pikërisht Barcelona kundër PSG. Trajneri Di Francesco thotë se kjo ishte ndeshja perfekte.

“Nuk e besojmë vërtet. Në dhomat e zhveshjes i përqafova të gjithë djemtë, por pastaj u thashë se të dielën kemi derbin. Forca jonë është të shohim përpara të kapim diçka më shumë. Përse të mos besojmë arritjen në finalen e Kievit? Nuk duhet të themi “të shkojë si të shkojë” sepse do të ishte vetëkënaqësi ndërsa ne duam të shkojmë dhe ky është objektivi ynë”.

Tekniku italian bën edhe një analizë nga ana teknike si u përballuan Messi me shokë.

“Më shumë se aspekti taktik, ajo që pati rëndësi sonte ishte mentaliteti, agresiviteti ynë që i bëri sulmuesit e tyre më larg dhe që na dha mundësi të kundërsulmonim më shpejt. Ajo që bëmë sot është shpërblimi për atë që kemi bërë në Europë. Schick? I madh. Sistemi i ri që kam krijuar e kam bërë me qëllim për t’i dhënë më shumë ndihmë. Ishte i rrezikshëm në disa raste dhe në nivelin taktik gati perfekt. Tani është e drejtë të shkojmë të festojmë. Unë? Do të festoj me fëmijët e mi dhe familjen time në shtëpi, më pas ndoshta do të festojmë edhe ndonjë gjë më të madhe”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Laura i jep zemër Romës para Barcelonës

Roma në Champions është thirrur këtë të martë në mbrëmje të përmbushë një detyrë thuajse të pamundur për të mposhtur Barcelonën pas humbjes 4-1 të një jave më p...

17:30

FOTO/ Gruaja e Cassano, zbulon linjat online

“Lady Cassano” është në një formë fantastike. Bëhet fjalë për Carolina Marcialis, bashkëshorten e futbollistit të njohur Antonio Cassano me të cilin ka edhe...

17:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI