Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Conte flet për Barcelonën: Mëkat të pësosh nga Messi vetëm në një gabim

Lapsi.al 21 February 2018
Conte flet për Barcelonën: Mëkat të pësosh nga Messi

Antonio Conte i kishte kërkuar perfeksionin skuadrës së tij Chelsea dhe vetëm për pak ia doli. Në të vetmin gabim e pësoi sepse përballë ishte njëri që quhej. Lionel Messi.

“Ishim shumë pranë realizimit të një ndeshjeje perfekte. Bëmë një gabim dhe e pësuam shtrenjtë. Nuk mund të gabojmë ndaj lojtarëve si Messi, Iniesta dhe Suarez. Është mëkat që shkoi kështu. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Ata i zbatuan me përpikëri ato që kishim përgatitur. Ishim shumë të pafat në këtë ndeshje. Ne kishim respektuar karakteristikat e kundërshtarit. Plani ynë ishte shumë i mirë dhe mënyra sesi e zbatuan lojtarët ishte e kënaqshme. Në fakt rezultati është 1-1 dhe meritonim më shumë”, - theksoi trajneri i Chelsea.

Conte nuk e ka humbur besimin për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe pse thotë se skuadra e tij do të shkojë në Spanjë për të bërë një ndeshje të madhe.

“Mendoj se në ndeshjen e dytë do të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Barcelonës. Por, ne e dimë që kemi përballë një rival të fortë dhe fantastik. Në fakt, rezultati lë gjithçka të hapur dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Performanca që bëmë sot (dje) na jep besim për të tentuar diçka madhështore dhe të pabesueshme.”

https://www.youtube.com/watch?v=kT3Ir2sBSkk

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI