Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Ylli i Bayern rrëfen përse nuk e heq shenjën nga fytyra

Lapsi.al 3 February 2018
Ylli i Bayern rrëfen përse nuk e heq shenjën nga fytyra

Famë dhe lek sa të duash, por pse nuk i heq nga fytyra shenjat e djegies Frenk Ribery? Sigurisht që nuk ka tifoz futbolli të mos e ketë shkuar në mendjen e tij këtë pyetje, por ylli francez e ka një përgjigje. Ai ka treguar se shenjën që ka në fytyrë ia ka lënë një aksident automobilistik dhe ky ishte fati i tij, ndaj nuk do i dilte kurrë kundër këtij fati. Për gazetën “AS” ai tregoi:

“Kjo shenjë më ka dhënë këtë karakter dhe këtë forcë që kam. Kur je fëmijë dhe ke një shenjë të tillë, nuk është diçka e bukur dhe e lehtë. Mënyra si njerëzit të shohin, të kritikojnë, të ofendojnë… Familja ime e ka vuajtur shumë këtë aspekt.

Njerëzit thoshin: “Shiko shenjën që ka në kokë, sa e shëmtuar… Më krijonte shumë bezdi, por nuk kam qarë kurrë, edhe pse kam vuajtur shumë. Nuk do të bëj kurrë ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr këtë shenjë. Është pjesë e jetës sime”, – ka rrëfyer Riberi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI