
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Në ditën e 133-të të tubimeve kundër qeverisë, qytetarët kaluan nga zona e Shallvareve drejt Unazës së Vogël.
Gjatë marshimit, ata përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit qeveritar. Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga mobilizimi, duke këmbëngulur se tubimet do të vijojnë deri në largimin e qeverisë.