Flash

Pedagogu në protestë: Dailogun e prishi dhuna, studentët nuk duan dialog

Lapsi.al 20 October 2026

 

Pedagogët i janë bashkuar protestës përpara Kryeministrisë, duke refuzuar ofertën e Edi Ramës për dialog, ndërsa protesta e studentëve dhe të rinjve vijon në Tiranë.

Kryeministri kishte vendosur disa karrige përpara godinës së qeverisë, në një përpjekje për të ftuar protestuesit në dialog. Për të komunikuar me pedagogët doli edhe drejtoresha e MIA-s, Manjola Hasa, por oferta nuk u pranua.

Pedagogu Aleksandër Kovaçi deklaroi se pas dhunës së ushtruar ndaj studentëve nuk ka më vend për negociata me kryeministrin. Ai theksoi se janë studentët ata që vendosin për vazhdimin e protestës, ndërsa pedagogët mbështesin kërkesat e tyre.

Sipas Kovaçit, pesë muaj protesta pa një përgjigje konkrete nga qeveria dhe ndërhyrjet e dhunshme të policisë e kanë bërë të pamundur dialogun. Ai këmbënguli se e vetmja zgjidhje është dorëheqja e Edi Ramës.

Aleksandër Kovaçi: Edhe vetë kryeministri nuk mund të komunikojë me këta njerëz. I vetmi komunikim është dorëheqja e tij.

Nuk e dëgjuam. Ne nuk pranojmë dialog. Nuk e kemi ne dorë në. Kush jemi ne. Ne jemi me studentët. Studentë kanë thënë nuk ka dialog, ka vetëm zgjidhje. Zgjidhja është dorëheqja e Kryeministrit, kaq.

Gazetar: Kush i theu karriget?

Aleksandër Kovaçi: Karriget i kanë thyer studentët, sepse janë ata që janë në komunikim. Pedagogët nuk kanë asnjë gjë në dorë. Vetëm mbështesim studentët. Ata kanë thënë nuk ka dialog me dhunë. Përdorimi i dhunës e ka zhdukur dialogun. Njerëzit kanë 5 muaj që po protestojnë, dhe nuk ka asnjë lloj dialogu. Sot nuk është kohë për dialog. Është koha për dorëheqje. Ato karrige janë për t’u thyer.

Gazetar: Rama e ka thënë se nuk do të dorëhiqet?

Aleksandër Kovaçi: E mban përgjegjësinë vetë për çfarë thotë, protesta vazhdon.

Gazetar: Si e shikoni gjendjen e studentëve?

Aleksandër Kovaçi: Njerëzit i kanë lënë kohë 13 vjet politikës, i kanë lënë kohë kryeministrit për të përmirësuar gjendjen. Gjendja ka shkuar akoma më blozë dhe më keq. Prandaj ka revoltë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI