Flash

Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituive/ Pritet ngritja e institucioneve të reja

Lapsi.al 6 August 2026

Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituive vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Ajo po kryesohet nga Avni Dehari, si deputeti më i moshuar, ashtu siç e kërkon procedura.

Deputetët duhet të formojnë Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pavarësisht përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje, takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk solli një dakordësi për krijimin e institucioneve të reja.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes lidhet me postin e Presidentit të Kosovës. Kurti ka këmbëngulur që ky post të mos i takojë LDK-së, por që të zgjidhet një figurë jopolitike, ndërsa LDK-ja ka kërkuar rol në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Situata politike mbetet e paqartë, ndërsa dështimi për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda dy muajve do të mund të çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 
 
Këto do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare në Kosovë brenda një periudhe dyvjeçare, duke thelluar krizën institucionale në vend.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI