
Greqia po bëhet gati të vendosë kufizime të forta për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç.
Projektligji i prezantuar nga qeveria pritet të votohet gjatë këtij muaji, ndërsa masat parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.
Rregullat do të prekin platforma si Instagram, Facebook dhe TikTok, ndersa Snapchat po shqyrtohet nëse do të përfshihet.
Sipas rregullave të reja, kompanitë do të detyrohen të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe të bllokojnë llogaritë e fëmijëve nën kufirin e përcaktuar. Për këtë qëllim, autoritetet do të përdorin edhe aplikacionin shtetëror “Kids Uallet”, i cili konfirmon moshën e përdoruesit.
Sipas të dhënave të paraqitura nga ministri grek i Shëndetësisë, një në katër nxënës deklaron se përdor rrjetet sociale në mënyrë të tepruar, ndërsa një në pesë përjeton nervozizëm, pasiguri ose vështirësi në përqendrim, kur nuk ka akses në telefon.
Qeveria argumenton se përgjegjësia për mbrojtjen e të miturve duhet të kalojë edhe te kompanitë teknologjike. Për shkeljet parashikohen gjoba që mund të arrijnë deri në 6 për qind të xhiros globale të platformave sipas rregullave evropiane.