Flash

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre

Lapsi.al 27 October 2026

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Agjencisë Shtetërore të

Hidir Zani akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste gjatë ushtrimit të funksionit si jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Fier.

Policia ka arrestuar ish-juristin e Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Hidir Zani, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”.

Ndaj tij, Gjykata e Fierit me vendim të datës 17 shtator 2026, kishte caktuar masën e sigurisë për 56-vjeçarin “Arrest në burg”, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste gjatë ushtrimit të funksionit si jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Fier.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vijon operacioni i koduar “Stolen Land”, ndalohet ish-juristi i AShK Fier, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë. Ky shtetas ishe shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datë 17.09.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste.

Shtetasi H. Z. akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste, detyrën si jurist në AShK Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI