
Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:15, automjeti që drejtohej nga shtetasi J. D. është përfshirë në një aksident me K. S., 63 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësore, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.