Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Digjet në Vlorë makina e parkuar, policia jep detaje

Lapsi.al 4 May 2021
Digjet në Vlorë makina e parkuar, policia jep detaje

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, uniformat blu të Vlorës njoftojnë se një makinë tip “Opel” është djegur mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 39 vjeç dhe L. P., 35 vjeç (vëllezër), banues në Ksamil, Sarandë, pasi dyshohet se në datën 02.05.2021, në lagjen nr. 1, Sarandë, kanë vjedhur një automjet tip “Nisan”, në pronësi të shtetasit A. B.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi V. V., 44 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasin N. B., si dhe është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

……..

Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip “Opel” i parkuar, në pronësi të shtetasit R. D.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Paraditja sjell më shumë kthjellime e më pak vranësira. Pas mesditës dhe e gjithë pjesa e dytë e së martës fuqizon vranësirat në territor, por sërish nuk priten...

07:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI