Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Farsa zgjedhore/ Provat filmike se Vetëvendosja kishte dhjetëfishin e votave që iu njohën zyrtarisht

Lapsi.al 1 May 2021
Farsa zgjedhore/ Provat filmike se Vetëvendosja kishte dhjetëfishin e

Çdo herë që fut dorën në batërdinë elektorale të 25 prillit, asnjëherë nuk mbetesh i zhgënjyer. Këtë herë ka qenë drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, që ka tentuar  ta bëjë. Ai ka pasur durimin të krahasojë rezultatin e KQZ dhe atë faktik që del nga kqyrja e videove zyrtare të numërimit të votave. Diferenca ëshë rrënqethëse. VV ka marrë të paktën dhjetfishin e votave që i kanë quajtur zyrtarisht. Testi është bërë në zonën e Bërzhitës e cila kishte 8 qendra votimi.

"Sot, një ekip i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë përzgjodhi në mënyrë rastësore për monitorim të pamjeve filmike Njësinë Administrative Bërzhitë në Bashkinë e Tiranës, me tetë ( 8 ) Qendra Votimi. Numërimi i kutive të votimit të këtyre 8 qendrave është bërë në shkollën “1 Maji”, KZAZ nr. 30 në Tiranë" ka shpjeguar Abazi. Ai thotë se ndërsa për kandidaturën e tij janë shkruar tre vota, potencialisht ato kanë qene 31, sepse disa nuk janë llogaritur fare, disa janë prishur duke shenjuar mbi to dhe në disa të tjera është votuar në të njëjtën fletë edhe PS ose PD.

Abazi dhe ekipi i tij kanë nxjerrë nga video konkretisht se si është shpërbërë vota e tyre: "2 vota të tjera kanë qenë të vlefshme, të sakta dhe nuk janë marrë parasysh e nuk janë pasqyruar në procesverbal". Por ata vënë në dyshim edhe votën që ka dalë e gjoja e pavlefshme. Këto zgjedhje shënuan njëmrekord me 5% të votave të pavlefshme ose plot 83 mijë të tilla. Vetëm në Tiranë ku bën pjesë edhe Bërzhita dolën 18 mijë e 400 vota të pavlefshme.

Në zonën e parë në video 21 vota të Vetëvendosjes kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PS. 4 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PD.1 votë ka tre shenja X: një për kandidatin e pavarur, një për PS dhe një për PD. "Kjo do të thotë se nga 3 vota, potecialisht në Bërzhitë numri i votave tona mund të ketë qenë 31...Krimi elektoral duhet ndëshkuar! Njësia administrative Bërzhitë, e përzgjedhur prej nesh në mënyrë rastëore, dëshmon se ka patur një deformim të votës dhe shkelje të rënda ligjore" këmbëngul Abazi i cili i ka faktuar edhe me foto pretendimet e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI