Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Korçë/ I mituri plagos me armë zjarri 23-vjeçarin

Lapsi.al 28 April 2021
Korçë/ I mituri plagos me armë zjarri 23-vjeçarin

Një plagosje është shënuar në qytetin e Korçës.

Policia njofton se në lagjen numër 14 të këtij qyteti, pas një konflikti të çastit, i mituri Th. Th., 17-vjeç pas një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri në këmbë 23-vjeçarin K. L., Sipas policisë ky i fundit ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.

"Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI