Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Veliaj: Fituam në Astir, nuk jam gëzuar kaq shumë kur mundëm Saliun në Kavajë

Lapsi.al 27 April 2021
Veliaj: Fituam në Astir, nuk jam gëzuar kaq shumë kur mundëm

Partia Socialiste ka arritur të dominojë me vota edhe në zonën e ish-komunës së Kasharit, në Tiranë. Drejtuesi politik i socialistëve e ka konsideruar këtë si “qershia mbi tortë”.

Sipas tij qytetarët zgjodhën ata që punojnë dhe jo ata që bllokojnë. Sipas tij, Astiri ka votuar 60% PS.

“Sic ju kisha premtuar do të kishte një qershi mbi tortë sot. Astiri ka votuar 60% PS, ata që punojnë jo ata që bllokojnë. Është lajm fantastik. Falënderoj të gjithë banorët e Astirit dhe të Unazës së Re të një zone që ka qenë pjesë e debatit prej kohësh. Kam besuar që betejën më të madhe në Shqipëri janë kryesisht minoranca të zhurmshme. Të japin përkohësisht idenë sikur janë shumica. E kuptova këtë për herë të parë te këndi i lojrave te liqeni,” tha Veliaj.

Ai shtoi se nuk është gëzuar kaq shumë as kur mundën Lulzim Bashën në Tiranë dhe Sali Berishën në Kavajë.

“Jam shumë krenar për patronazhistët tanë që trokasin derë më derë dhe shpjegojmë misionin tonë. Historia nuk ka vend për njerëzit që bllokojnë për ata që pengojnë. Historia ka vend për njerëzit që punojnë me pasion. Nuk jam gëzuar aq shumë kur mundëm në Tiranë Lulin dhe në Kavajë Saliun, saç jam gëzuar kur mundëm mendësinë bllokuese të Lulit dhe Saliut,” tha Veliaj.

Të këshilluara

Meta paralajmëron mesazh për qytetarët

Presidenti i Republikës Ilir Meta do t’iu drejtohet me një mesazh qytetarëve për pak minuta. Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi, i cili shkrua...

13:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI