Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Flet Allegri: Arbitri e bëri shumë mirë detyrën

Lapsi.al 28 April 2018
Flet Allegri: Arbitri e bëri shumë mirë detyrën

Fillimisht lart, më pas poshtë dhe në fund sërish në delir. Një natë e çmendur ajo e popullit juventin që sheh triumf pas humbjeve të hidhura kundër Real dhe Napoli. Protagonist i kësaj ndeshjeje është padyshim trajneri Massimiliano Allegri.

“Ishte një mbrëmje e bukur futbolli mes dy skuadrave që u përballën në një lojë të hapur. Dëshironim fitoren që të dyja skuadrat. Në pjesën e parë bëmë shumë mirë duke qenë shumë agresivë. Më pas u përgjumën pas pushimit dhe shkuam në disavantazh. Në fund Interi ra shumë fizikisht dhe ne e shfrytëzuam. Duhet tu bëj komplimente djemve sepse ishte një fitore e rëndësishme për titullin” – thotë Allegri.

“Për fat të mirë djemtë gjetën momentin e duhur sepse në një minutë ndodh ta humbësh ose ta fitosh ndeshjen. Të fitosh në San Siro është shumë e komplikuar. Ata me 10 lojtarë bënë shumë mirë dhe e dimë që për të fituar kampionatin duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet” – shton ai.

“Arbitri? E bëri shumë mirë detyrën. Në Itali gjykimi është shumë i debatueshëm. Orsato është një nga më të mirët dhe ishte në lartësinë e tij. Ndeshje e fituar falë lojës së Dybala dhe Higuain? Në fund diferencën e bëjnë lojtarët e mëdhenj. Nëse do të ishin të gjithë njëlloj nuk do të vlente njëri 100 milionë dhe tjetri vetëm një. Bëmë detyrën tonë ndaj Interit” – e mbyll Allegri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI