Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Rrëfehet Neymar: Sherri me Cavani dhe miqësia me Messi

Lapsi.al 15 April 2018
Rrëfehet Neymar: Sherri me Cavani dhe miqësia me Messi

“Po, pati tension, por edhe u zmadhua më shumë sesa duhej”. Janë fjalë të talentit brazilian të PSG-së, Neymar në një intervistë për Tv Globo në Brazil që flet për herë të parë për marrëdhëniet e tij me uruguaianin Cavani pas asaj përplasjeje për një penallti në ndeshjen kundër Lionit.

“Pati një farë tensioni, një lloj fërkimi, por që e zgjidhëm menjëherë gjithçka. Tre ditë më pas u ulëm dhe folëm. Jemi dy lojtarë të mëdhenj, por jemi edhe njerëz dhe disa gjëra duhen zgjidhur mes nesh, pa thirrur të tjerë në ndihmë. Pastaj, njerëzve u pëlqen të zmadhojnë gjërat dhe kjo të bën të humbësh përqendrimin”.

Neymar ka folur edhe për miqësinë e tij me Messi që nisi në pushimin e një ndeshjeje në 2013-in. Ishte një periudhë kur braziliani nuk po ngrihej dot në nivelin e kërkuar.

“Më pa duke qarë sepse kisha bërë një pjesë të parë jo aq të mirë dhe erdhi të flasë me moua. “Duhet të jesh vetja jote. Luaj siç di të luash dhe mos lejo të të intimidojnë”- më tha. Do apo nuk do, të luash në krah të disa kampionëve të bën paksa të tërhequr, por pas fjalëve të Leo nisa të kisha më shumë besim në veten time dhe tregoja çfarë dija të bëja. Ishte sikur u lehtësova dhe gjeta lumturinë. Pas kësaj mes nesh nisi një miqësi e fortë” – thotë Neymar. ©LAPSI.al  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI