Flash

Rama shtron sërish “tryezën e dialogut”, studentët refuzojnë dhe vijojnë protestat

Lapsi.al 5 November 2026

Rama shtron sërish “tryezën e dialogut”, studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Rama ka publikuar sërish imazhin e tryezës prej guri përpara Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”, duke përsëritur mesazhin për bisedime.

Studentët, megjithatë, nuk kanë ndryshuar qëndrim. Ata kanë refuzuar deri tani ftesat e kryeministrit dhe këmbëngulin se kërkesa kryesore mbetet largimi i tij nga detyra. Protestat vijojnë në Tiranë, me marshime në rrugët e kryeqytetit dhe ndalesa pranë fakulteteve, ku bëhen thirrje që më shumë studentë t’i bashkohen lëvizjes. Në mbështetje të tyre janë përfshirë edhe pedagogë, ndërsa në disa fakultete është bojkotuar procesi mësimor. Studentët dhe pedagogët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat dhe bojkotin.

Të këshilluara

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI