Aktualitet, 23 Janar 2022, 16:11

Mbyllja e shkollave për shkak të motit/ Kushi bën njoftimin e rëndësishëm për prindërit

XING

Mbyllja e shkollave për shkak të motit/ Kushi bën njoftimin e

Për shkak të motit të keq shkollat në të gjithë vendin do të jenë të mbyllura nga e Hëna në të Mërkurë. Lajmin e bëri të ditur ministrja Evis Kushi vetëm pak ditë më parë.

Sot ajo ka dhënë një tjetër njoftim, por këtë herë për prindërit. Kushi ka bërë të ditur se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.

"INFORMIM PËR PRINDËRIT
Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 - 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.
Ju uroj të dielë të qetë!", ka njoftuar ministrja.