'Zuri be gocën dhe kërkoi falje', Donaldi kapet me Ilirin për Monikën

Xing

E Premte 14 Janar 2022, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Debatet mes Ilirit dhe Monikës duket se janë shuar pas konfliktit të ashpër që patën për dhinë. Ishte Iliri që i vendosi emrin Nika dhe në një batutë me Tanin u ofendua shumë keq Monika.

Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, Iliri zuri be vajzën se nuk i referohej Monikës dhe kjo e fundit zgjodhi që të mos e zgjaste këtë debat. Por në spektaklin e sotëm kjo temë është hapur sërish dhe sipas Donaldit, nuk është rastësi që Iliri i thotë Monikës hipokrite dhe më pas i vë dhisë shkurtimin e emrit të saj. Ndaj i kërkon Ilirit që të mos gënjejë.

Donald: Si mund ta mohosh që e kishte për Monikën? Si mundesh o vëlla? S’po merrem me batutën se zuri be gocën.

Ilir: Nëse e nxjerr dhinë për xhiro, i jap banane e mollë…

Donald: Nuk besoj se është rastësi që i thua hipokrite. Unë besoj se e ke të nevojshme Monikën se ty të bën simpatik.

Ilir: Ne flasim nga mëngjesi në darkë. Kemi një komunikim përmes ironive.

Donald: Nuk mund të gënjesh o vëlla.

Poll