'Tregohu njëherë burrë', çfarë di Arjani për njohjen e Bashkimit me Alvisën

Xing

E Hënë 6 Dhjetor 2021, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Alvisa dhe Bashkimi vazhdimisht kanë pasur debate të ashpra me opinionistin Arjan Konomi në “Për’puthen”. Kur Alvisa dhe Bashkimi u deklaruan për njëri-tjetrin në “Për’puthen Prime”, një koment i Arjanit duket se e prishi atmosferën romantike.

“Duket sikur Bashkimit i kanë thënë për një vajzë të mirë, që i ka të gjitha të mira, por sikur ka një problem të vogël: është çik me barrë”, ishte metafora që përdori opinionisti.

Ky koment nuk u pëlqeu aspak konkurrentëve, ndërsa debatet vazhduan dhe këtë të hënë në emision.

“Edhe ‘Prime’ për familjen time ka qenë shumë e vështirë. Babi donte të fliste me Arjanin, por i thashë se nuk doja të përfshija asnjë nga familja”, tha Alvisa.

Ndërsa kritikat, opinionisti nuk i kurseu për Bashkimin, që e konsideroi ‘të shtirur’

“Tregohu njëherë burrë. Ti tjetër gjë mendon, tjetër thotë, shtiret dhe na hiqet këtu si i ndershëm”, i tha ai konkurrentit, ndërsa ai u shpreh se pasiguritë që ka janë normale, por ka dëshirë të vazhdojë njohjen me Alvisën.

Poll