Melisa feston ditëlindjen, pamjet nga festa me VIP-a dhe dhurata e Andit

Xing

E Hënë 6 Dhjetor 2021, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Melisa Lleshi, ish-konkurrentja e "Përputhen" ka festuar mbrëmë 24-vjetorin. Melisa kishte ftuar miqtë e saj, mes tyre personazhe të njohur të ekranit dhe konkurrentë nga "Përputhen".

Në festën e saj Melisa këndoi, kërceu dhe u argëtua pafund siç shihet në disa video që postoi në rrjete sociale. 

Një moment emocional për të ishte kërcimi me Andin e më pas dhurata që mori prej tij. Andi i dhuroi Melisës një telefon të ri.

Melisa pozoi edhe me disa nga konkurrentët e "Përputhen", ku të ftuar ishin Ritvana, Mikela, Atdheu e Juli.

Poll