Ja kur mund ta ndiqni në Youtube episodin 5 të 'H.O.T'

Xing

E Hënë 6 Dhjetor 2021, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Seriali "H.O.T" po bën namin në Youtube. Sot më në fund do të publikohet episodi 5. Këtë episod do të mund ta shihni në orën 16:00.

Për të marrë njoftimin klikoni "Set Reminder" në videon ku seriali do të transmetohet premierë në kanalin e Ermal Mamaqit në Youtube.

Kujtojmë që "H.O.T" theu rekord që me episodin e tij të parë, i cili sot numëron mbi 900 mijë shikime në Youtube, duke u bërë seriali i parë që merr kaq shumë klikime në vetëm 2 javë.

Gjithashtu edhe disa nga pjesët më kulminante apo ato për të qeshur, i gjeni në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit. Mos harroni të abonoheni për të ndjekur çdo episod të ri. 

H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Episodet e reja të "H.O.T" mund t'i ndiqni çdo të diel në TV Klan dhe në aplikacionin Klani im.

Poll