Pasi humbi ndjenjat, Fifi i shkruan letër vetes: A ke menduar ndonjëherë që…

Xing

E Enjte 25 Nëntor 2021, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit live të "Big Brother Vip", kur Fifit i ra të fikët, pas një debati mes saj dhe opinionistes Balina, këngëtarja ka vendosur t’i shkruajë vetes një letër.

Në letër, Fifi e pyet veten nëse ka menduar të bëjë disa ndryshime në lidhje me të tjerët në mënyrë që të mos dëmtojë veten.

Letra

E dashur Fifi, Si je? Uroj të të gjejë mirë kjo letër. Kam diçka shumë të rëndësishme për të thënë. A ke menduar ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë? A ke menduar ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq përzemër? A ke menduar ndonjëherë me e kuptu që jo çdokush do bëhet njish me atë që ti percepton? A ke menduar ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve? A ke menduar ndonjëherë ta vlerësosh veten më shumë për atë që je ti, jo për atë çfarë duan të tjerët që ti të jesh? A ke menduar ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë? PSE I BËN DËM VETES? A ke menduar ndonjëherë që duhet të strukësh mendimet dhe të fillosh mos të përkujdesesh për të tjerët më shumë se për veten? Jo çdo kush do të të kuptojë. Jo çdo kush do ta marrë mendimin për bazë. Jo çdo kush do të të dojë.

MOTI NE TIRANE
Poll