'Haja dru nga familja se këndoja', habit këngëtarja shqiptare

Xing

E Enjte 25 Nëntor 2021, 01:01 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

E ftuar së fundmi në emisionin "Expuls" ishte këngëtarja Anna Jenifer.  Këngëtarja foli për jetën e saj dhe tregoi se fillesat në muzikë i ka patur të vështira pasi familjen e kishte fanatike.

Madje ajo tregoi se është dhunuar nga familja për faktin që merrej me muzikë.

"Me muzikën jam marrë që e vogël, por ka qenë koha shumë e vështirë. Prindërit ishin shumë fanatikë. Mami ka dashur të merrem me muzikë, por babi jo, më nxirrte nga Pallati i Kulturës. Kam ngrënë dhe dru domethënë. Por unë arrita ta realizoja ëndrrën time", u shpreh Anna Jenifer.

MOTI NE TIRANE
Poll