Enxhëll e 'Love Story 1' bën publike lidhjen me këngëtarin e njohur shqiptar

Xing

E Enjte 18 Nëntor 2021, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Me siguri të gjithë e mbani mend Enxhëllin, bukuroshen nga Gjirokastra që u bë pjesë e "Love Story 1" vitin e kaluar.  Enxhëll ishte një nga vajzat më të komentuara sidomos kur u largua nga spektakli e më pas kërkoi rikthimin, por Saimiri nuk e zgjodhi.

Megjithatë duket se Enxhëll e ka gjetur dashurinë e jetës jashtë programit dhe partneri i saj nuk është i panjohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Vani Gjuzin, këngëtarin e njohur, lidhjen me të cilin e ka bërë publike vetë Enxhëll.

Ajo ka postuar disa foto krah Vanit ku shfaqet shumë e lumtur dhe janë parë bashkë edhe në evente.

MOTI NE TIRANE
Poll