Vdes në moshën 111 vjeçare 'Borëbardha'

Xing

E Mërkurë 13 Tetor 2021, 15:03 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Është ndarë nga jeta Ruthie Tompson, gruaja që i dha jetë personazhit  “Borëbardha”. Animatorja vdiq në moshën 111 vjeçare, në shtëpinë e saj në Woodland Hills, Los Angeles, Kalifornia, raportoi në një deklaratë kompania The Walt Disney Co.

Karrierën e saj Ruth e nisi si animatore e filmit “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, që ishte edhe filmi i parë i gjatë i animuar i “Disney”.

Tompson njihej si një nga punonjëset më jetëgjata së bashku me themeluesit Walt dhe Roy Disney.

Animatorja punoi gjatë jetës së saj edhe me klasikët e tjerë të “Disney” si “Pinocchio”, “Dumbo”, “Bambi” dhe “Bukuroshja e Fjetur”.

MOTI NE TIRANE
Poll