E rëndë/ Nëna hidhet nga 200m lartësi me foshnjen 1 muajshe e djalin 3 vjeç

Xing

E Mërkurë 13 Tetor 2021, 15:03 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moskë ku një nënë është hedhur nga një lartësi prej 200 m me foshnjën e saj të porsalindur dhe djalin e vogël në krahë duke i vrarë të dy.

Olga Zharkova, 34 vjeç, me dy djemtë e saj të moshës tre vjeç dhe një muajsh, u hodh nga kati i 19 i banesës dhe hetimet për vrasjen kanë filluar.

Dyshohet se nëna e vuante nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj.

Mediat e huaja raportojnë se Zharkova kishte shkruar një shënim ku thoshte se nuk donte t'i linte fëmijët e saj në këtë "botë të vështirë, të zymtë" dhe i mbante fëmijët në krahë teksa binte nga banesa e lartë.

"Ajo u ankua tek të njohurit e saj se kishte depresion pas lindjes, u ndje e vetmuar dhe e lodhur", është shpreh një burim.

MOTI NE TIRANE
Poll