Rama i bën dhuratën e veçantë kancelares Merkel

Xing

E Martë 14 Shtator 2021, 14:02 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Kryeministri Rama i ka bërë një dhuratë të veçantë kancelares gjermane Angela Merkel me rastin e vizitës në Shqipëri. Rama ka publikuar pamje nga takimi me Merkel kui i dha në shenjë nderimi Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Kryeministri shkruan Merkel nuk i ka shumë përzemër ceremonitë dhe janë mjaftuar me disa foto, teksa kancelarja e ka pritur me buzëqeshje, duke e cilësuar një nder bashkëpunimin dhe vlerësimin.

“Ky është ylli i Mirënjohjes dhe është simboli i Heroit tonë kombëtar Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi dhe u mbiquajt si ‘Atleti i Krishit’, si mbrojtës i krishtërimit. Kështu, mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, shpjegon kryeministri.

“Faleminderit shumë! Jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja me ju. Faleminderit”, tha Merkel.

“DANKE ANGELA
Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, shkruan Rama në “Facebook”.

MOTI NE TIRANE
Poll