Gjendet i pajetë në tarracën e një lokali Dj i njohur

Xing

E Mërkurë 21 Korrik 2021, 11:11 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Është gjetur i pajetë në një tarracë lokali në qendër të Selanikut një Dj i njohur grek. Mediat vendase bëjnë me dije se 48 vjeçari është gjetur i pajetë në orët e vona të mbrëmjes së të martës.

Paraprakisht bëhet me dije se DJ ka humbur jetën në momentet që ka qenë duke ndihmuar një koleg për të dalë në shfaqje.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 4 persona për të dëshmuar për vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorisë, lokali ku pritej të performonte DJ, aty ku u gjet dhe i vdekur është mbyllur.

MOTI NE TIRANE
Poll