Pas 'Përputhen', Jasmina në kërkim të dashurisë në një tjetër emision

Xing

E Premte 4 Qershor 2021, 14:02 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Jasmina e "Përputhen" është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe së fundmi ka qenë në vëmendje pasi po aludohej se ajo i është bashkuar një tjetër formati dashurie, atij "It's my love" që transmetohet në Kosovë.

Shkak u bë një postim i një prej konkurrenteve të këtij programi, e cila shfaqej së bashku me Jasminën.

“S’na kap dot sa n’Pr sa n’Gjl”, shkroi Erza në Instagram.

Por Jasmina sot i ka hedhur poshtë dyshimet duke treguar se në Kosovë është me shoqen e saj për qejf dhe jo për emision.

“Jam me shoqen time për qejf, nuk jam në asnjë emision, në asnjë transmetim. Faleminderit!”, shkruan Jasmina.

MOTI NE TIRANE
Poll