Jasmina rikthehet në ‘Përputhen’ dhe plas bombën për Andin

Xing

E Premte 14 Maj 2021, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Jasmina u rikthye në studio. Ajo foli për Andin dhe arsyen e krisjes mes tyre.

Jasmina tha se Andi nuk i kishte treguar që do ishte ndihmës i një shoqeje (referuar Diona Fonës) dhe kjo kishte shkaktuar përçarje te ata. Ajo shtoi se Andi kishte kohë që nuk ishte më i njëjti dhe sipas saj ishte ndikuar nga fama dhe vëmendja.

“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë, duke pasuar edhe ngjarjet, fama, vëmendja nuk i bënë edhe aq mirë. Nuk kemi kontakt me njëri-tjetrin. Edhe pas daljes nga “Përputhen” nuk ishin gjërat njësoj. Ishte frekuentimi por fjalët mbeteshin të njëjta që jo nuk bën, jo bën. Ishte akoma në mëdyshje. Edhe pse në veprime ishte totalisht kundra fjalëve. Me veprime sillej si i dashuri im, ndërsa me fjalë ishte i ndryshëm. Ai nuk më kishte treguar që do ishte ndihmës i një shoqeje, që as nuk e ka shoqe”, u shpreh Jasmina.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

MOTI NE TIRANE
Poll