Për herë të parë, në 24 orë nuk paraqitet asnjë pacient me Covid te Sanatoriumi

Xing

E Premte 14 Maj 2021, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shtruar asnjë pacient me Koronavirus te Sanatoriumi, i njohur si spitali Covid-2.

Ky është 24 orëshi i parë që nuk dërgohet asnjë pacient në këtë spital, pas më shumë se një viti si spital Covid.

Shtrimet janë ulur ndjeshëm dhe te Infektivi, ku për dy ditë nga java e kaluar nuk kishte asnjë të shtruar.

MOTI NE TIRANE
Poll