Greva e Kontrollorëve, Sindikata: Nuk do të ndalemi, ja cili është hapi i rradhës

Xing

E Mërkurë 7 Prill 2021, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Që nga mëngjesi i ditës së sotme puna në aeroportin “Nënë Tereza” është pezulluar, për shkak të grevës së kontrollorëve. Çfarë do të ndodhë në vijim?

Nënkryetari i Sindikatës së Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në ABC News. Ai u shpreh i bindur se do i shkojnë grevës deri në fund.

Po ashtu, Goxhaj iu bëri thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Bulluku të pranojnë dy kushtet e tyre kryesore: rikthimin e pagës së plotë dhe anulimin e vendimeve për ndërprerjen e kontratës së punëtorëve.

“Ne nuk kemi lënë afat presim vendimin për anulimin e vendimit për uljen e pagave dhe kthimin në punë të punonjësve. Të anulohet vendimi dhe të paguhemi sipas kontratës. Kryeministri dhe ministrja të heqin dorë nga kokëfortësia”, tha ai.

Nënkryetari paralajmëroi se për çështje orësh do të ndalohet fluturimi dhe mbi hapësirën shqiptare.

“Nuk do të ketë fluturime dhe mbikalime në hapësirën ajrore shqiptare deri kur palët të ulen.

Aktualisht ka vetëm mbikalime në hapësirën ajrore shqiptare, për momentin lejohen. Janë 5 kontrollorë që nuk kanë shpallur paaftësi. Mund ta mbajë sot dhe nesër, por nuk kanë mundësi ta mbajë dhe brenda një kohe të shkurtër do të mbyllet.

Është jashtë niveleve të sigurisë së operimit. Përgjegjësia nëse ndodh diçka, direkt bie mbi kontrollorët që janë jashtë kushteve të sigurisë së operimit, pasi i kanë kaluar të gjitha orët, kanë shumë ngarkesë. Nëse ndodh të parët janë ata që do të japin ata, më pas ministrja, kryeministri", u shpreh Goxhaj.

Burimi: "Abc News"

MOTI NE TIRANE
Poll