‘Djali fshehu thikat’, historia e dhimbshme e Rajmondës përlot edhe Arbana Osmanin

Xing

E Shtunë 3 Prill 2021, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e dhimbshme e Rajmondës, një 26-vjeçare e dhunuar prej vitesh nga i shoqi. Ai i kishte thyer dhëmbët, nga goditjet e shumta i kishte shkaktuar epilepsi, por mbi të gjitha i kishte hequr dhe dëshirën për të jetuar.

Fatmirësisht, tashmë Rajmonda është divorcuar dhe në "Dua të të bëj të lumtur" tregoi momentin e tmerrshëm që e bëri të largohej nga shtëpia. Ajo tha se nuk e ka denoncuar sepse i vinte keq për vjehrrën, pasi kjo e fundit i kishte shpëtuar shumë herë jetën.

"Më pati thyer telefonin edhe nuk i ishte djegur ekrani. Mora mamin në telefon, djali i vogël e pa. Më tha s'kam fjetur fare sepse tërë natën ka qëndruar te dera duke më mbrojtur mua, më ka fshehur thikat. Djali i vogël qante. Shumë. Pafund. I thoshte vjehrra mos se është gjynah, mos se i cove fëmijët në traumë por ai edhe më shumë. Vinte vjehrra, erdhi dy tri herë. Vjehrra e shkretë ka fjetur te dera. Fli te krevati im se unë do rri te dera që të mos të t'mbysi ty, më tha. Kur iku fshehu thikat. Pastaj mori vjehrra më coi te krevati i saj, më tha merre dhe djalin që të mos sëmuret. Isha shumë keq, më tronditej trupi, kisha ethe. Vjehrra s'kishte ku të më conte se ishte dhe natë. Mbajta mend numrin e mamit, e mora...i thashë nuk e di si do bëj por jam shumë keq, m'u shkrep hemorragji. Më cuan në spital. Më thanë shko denoncoje por më vinte keq për vjehrrën se me mijëra herë më ka shpëtuar jetën", rrëfeu ajo mes lotësh.

Rrëfimi i saj përloti dhe moderatoren e programit, Arbana Osmanin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

MOTI NE TIRANE
Poll