Finalja e 'Love Story': Saimiri zgjedh Merin

Xing

E Hënë 22 Shkurt 2021, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Po transmetohet mbrëmjen e sotme në TV Klan finalja e spektaklit të dashurisë "Love Story". Nata finale ka rezervuar takime romantike të Saimirit me dy vajzat finaliste, Merin dhe Generdën.

Për Merin Saimiri kshte zgjedhur qytetin e Romës, ku pas një shëtitje në vendet kryesore të kryeqytetit italian, shijuan edhe një darkë.

Nuk munguan fjalët e dashurisë nga ana e të dyve, teksa Saimiri theksoi se nuk e kishte menduar që do arrinte të ndjente aq shumë për dikë.

Ndërsa me Generdën Saimir kishte një takim mjaft romantik dhe të ndjerë në Stamboll. Pas shëtitjeve në disa nga pikat turistike të qytetit, ata darkuan bashkë teksa folën për ndjenjat e tyre.

Pak më parë Saimiri vendosi të eliminonte nga gara Generdën duke u shprehur se zemra e tij ka marrë drejtim tjetër. Zemra e Saimirit i përket Merit, të cilën e zgjodhi si fituese të kësaj gare duke përcjellë shumë emocione.

MOTI NE TIRANE
Poll