‘Mund të më vrisnin’, Arjan Konomi rrëfen periudhën më të vështirë të jetës së tij

Xing

E Hënë 22 Shkurt 2021, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi ishte së fundmi i ftuar në “Kojshia Show”. Ai rrëfeu shumë të pathëna rreth jetës private, mes të tjerash dhe një moment të vështirë të jetës së tij.

Konomi tregoi se jeta e tij është vënë shpesh në rrezik nga serbët, gjatë kohës së luftës së Kosovës. Ai tha se kjo ngjarje i ka shenjuar të gjithë jetën.

“Shkova në Prishtinë dhe kur kam marrë vizën jugosllave në ambasadën jugosllave në Romë, ambasadori jugosllav më tha “Me vërtetë do shkosh? Nuk ke frikë të shkosh në Kosovë? Ti i Shqipërisë”. Më duket çudi kur e kujtoj tani që Kosova ka qenë e mbushur me serbë. Historia ime është për të shkruar libër. Kam rrezikuar jetën disa herë nga serbët, nga policia serbe. Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin studentë, ata studentët me ëndrrra dhe me shpresë që nuk ngurronin të dilnin në ballë të protestave të përditshme studentore. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusave dhe kur shkova për te hoteli, ishte banka e Arkanit. Ishte policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin, se nuk kishte celular atëherë sikur ka sot, nuk ka pasur as e-mail. Më ka shpëtuar një person, Fadil Ismajli, me të cilin jam mik dhe sot. Ai më shpëtoi se po ta zbulonin se unë isha me një pashaportë të Shqipërisë, jeta ishte shumë në rrezik. Mund të më vrisnin shumë thjeshtë”, tha opinionisti.

MOTI NE TIRANE
Poll