‘Më puthi në prapaskenë, por...’, Rovena Stefa zbulon arsyen pse nuk flet me Elhaidën

Xing

E Hënë 22 Shkurt 2021, 09:09 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Dy këngëtaret e njohura, Rovena Stefa dhe Elhaida Dani nuk flasin me njëra-tjetrën. Këtë detaj e zbuloi Rovena, gjatë një interviste për “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Ajo u pyet për marrëdhëniet me kolegët dhe pranoi hapur që nuk flet me Elhaidën, duke zbuluar dhe arsyen. Rovena tha se këngëtarja ishte treguar hipokrite gjatë një festivali. Ndonëse e kishte komplimentuar për këngën, ajo e kishte votuar me zero pikë.

“Elhaida Dani më ka puthur në prapaskenë, më ka thënë uau çfarë interpretimi dhe në fund më ka vlerësuar me zero pikë. Në këtë rast kam qenë e detyruar nga ana ime e brendshme për të reaguar. Jo për t’u hakmarrë, po për të treguar hipokrizinë e dikujt. Kjo s’do të thotë që janë të gjithë kështu”, tha ajo.

MOTI NE TIRANE
Poll