E Enjte 18 Shkurt 2021, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /
Ish-konkurrenti i "Përputhen", Arjoni po shijon lidhjen e dashurisë me Serena Sulën. Dyshja nuk i kursejnë fotot pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, apo dhe dedikimet e dashurisë.
Ditën e sotme, Arjoni ka zbuluar surprizën që i kishte përgatitur të dashurës për Shën Valentin. Ai ka publikuar një video nga dita e tyre, ku shfaqen në momente private, duke u puthur, prekur apo kërcyer. Dhoma e gjumit shihet e zbukuruar me petale trëndafili dhe tullumbace.
View this post on Instagram
Kujtojmë se pak kohë më parë Arjoni tregoi se me Serenën ishte takuar menjëherë pasi daljes nga "Përputhen" dhe ajo i ishte prezantuar si "Mbretëresha e Twerkut".