Pas komentit të Julit, Olti Curri i kthehet keq Sindit: Vaj misri, vajguri...

Xing

E Martë 16 Shkurt 2021, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Komenti që Juli i bëri Sindit në "Përputhen" ka shkaktuar debat në rrjete sociale e sidomos reagimi i konkurrentes, e cila u shpreh se ndjehet e bullizuar. "Je si vaj Borshi, ekstra i virgjër", i tha Juli Sindit.

Këtë debat e ka komentuar sot edhe opinionisti Olti Curri, duke bërë disa postime për Sindin. Në postimin e parë Sindi dëgjohet duke i thënë Julit se "duhet të dalë nga skena". "Alo quhet studio, jooo skenë. Vajzën e kanë gënjyer dhe i kanë thënë që emisioni bëhet te Teatri Operas dhe Baletit?", shkruan Olti.

Në postimin e dytë, Olti pyet: "Bullizuar pse të tha vaj Borshi?"

"Po t'i kishte thënë ky i ziu vaj kikiriku...Kjo do hynte në ambasadë amerikane do kërkonte strehim politik", shkruan opinionisti.

"E vërtetë ti ke bullizuar pemën e ullirit që e ke krahasuar me një shkurre", vazhdon Olti teksa në postimin e rradhës pyet ndjekësit nëse Sindi i duket si vaj Borshi apo vaj misri.

"Mos jam vajguri", shkruan ai në vazhdim.

"Edhe më qafshi hallin se e di shumë mirë çfarë do të thotë fjala "bullizim", kur bualli dhe dashnorja e tij bullica përputhen me gëzim quhet "bullizim", shkruan Olti.

"Faluni të gjithë tek Dyqani ushqimor. Në emër të vajit, makaronave dhe orizit të shenjtë", shprehet opinionisti në postimin e rradhës.

Më pas Olti ka postuar edhe momentin kur Sindi i tha Melisës se "shkon për një kafe".

"Stop budallallizimit", shkruan ai.

MOTI NE TIRANE
Poll