Ermal Mamaqi po përgatit filmin e tretë dhe nuk e prisnit se kush do jetë protagoniste

Xing

E Shtunë 23 Janar 2021, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Ermal Mamaqi i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”, ka zbuluar një super lajm: Së shpejti do të ketë një film të tretë, pas "2 gisht mjaltë" dhe "I love Tropoja" që thyen rekorde. 

Madje Ermali zbuloi se protagoniste do të jetë Luana Vjollca. Një lajm që as vetë moderatorja nuk e dinte dhe u habit.

“Personazhi i ri që pritet që të shpërthejë në kinematografi është Luana Vjollca!”, u shpreh Ermali teksa iu drejtua moderatores:”Ti ndoshta nuk e di, por ti do të jesh në filmin tim të ardhshëm.”

Luana: E ke seriozisht? Unë s’di gjë për këtë.

Ermali: Është vendosur!

Luana: Pra, ti sapo më bëre një ofertë “live” mua sonte?

Ermali: Unë e hodha njëherë grepin!

MOTI NE TIRANE
Poll