Lamtumirë 2020: Ngjarjet më të bujshme datë pas date që shenjuan shqiptarët këtë vit

Xing

E Enjte 31 Dhjetor 2020, 20:08 / Kategoria XingFeed / 

E mbani mend kur në fillim të këtij viti të gjithë kishin bërë plane, ëndrra dhe shprehja “Ky vit do të jetë i imi” dëgjohej kudo? Kot nuk thonë: Mos bëj plane! Dhe ja ku një vit i tërë na u duk si një dekadë, me koronën që pushtoi botën, shkaktoi miliona të vdekur e të prekur e la pasoja të rënda si në shëndetin tonë, psikologjinë tonë, ekonomi e shumë fusha të tjera.

Gjithçka nisi në 8 Mars 2020, kur në Shqipëri u shënuan dy rastet e para me koronavirus, një baba dhe një djalë, të cilët kishin ardhur nga Firence e Italisë. Në këtë ditë, qeveria ndaloi fluturimet dhe tragetet që vinin nga zona veriore e Italisë dhe vendosi masa: mbyllja e shkollave për 2 javë, ndalimi i grupimeve të njerëzve dhe ndalimi i aktiviteteve. Në po të njëjtën kohë u vendos edhe karantina: Personat që hynin në Shqipëri nga Italia duhet të vetë-izoloheshin.

Në 11 Mars u shënua vdekja e parë nga Covid-19. Viktima ishte një grua 73 vjeç nga Durrësi.

Në 12 Mars nisën testet dhe nga 145 teste rezultuan 23 të infektuar. Të 23 të infektuarit kishin histori udhëtimi në Itali ose kishin patur kontakt me njerëz nga Italia.

Në 13 Mars nisi karantina. Qeveria njoftoi mbylljen e qyteteve të mëdha dhe u morën masa të tjera si: bllokimi i rrugëve, ndalimi i makinave, mbyllja e të gjithë bizneseve, përveç farmacive dhe dyqaneve ushqimore.

Më 15 Mars Shqipria mbylli kufijtë duke ndaluar udhëtimet nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Në 16 Mars u miratuan të tjera rregulla, këtë herë me gjoba që shkonin deri në 10 milion lekë.

Në 27 Mars qytetarët shqiptarë mund të dilnin nga shtëpia vetëm duke marrë leje me E-Albania.

Në 28 Mars 30 mjekë shqiptarë u nisën në Itali për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

Në 1 Prill nisi ndihma ekonomike nga e cila përfituan 300 mijë qytetarë.

Në 5 Maj u mbajt protesta e parë me maska. Protesta u organizua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin kundër masave të vendosura nga qeveria.

Në 15 Maj u mbajtën protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Pjesë e protestës ishin edhe shumë artistë e politikanë.

Në 17 Maj Teatri Kombëtar u shemb, por protestat vazhduan për rindërtimin e tij siç ishte.

Në 4 Qershor u mbajt protesta më e bukur që pa Shqipëria, kundër abuzimit seksual dhe dhunës fizike. Protesta nisi pas rastit të 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës.

Një seri ngjarjesh fatkeqe:

Në 13 Gusht një pacient i infektuar me Covid-19 u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” duke humbur jetën. Pacienti ishte Xhino Koça, 29 vjeç, djali i stilistes Lira Koça.

Në 2 shtator një tjetër pacient u hodh nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit”. Viktima ishte një 65-vjeçar nga Fushë-Kruja, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital.

Në 1 Nëntor u përsërit historia kur një tjetër pacient, Preng Gjonaj, 52 vjeç u hodh nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në 4 Nëntor një pacient u hodh nga lartësia e Spitalit Infektiv. Pacienti ndërroi jetë një ditë më pas.

Muaji nëntor u mbyll me një tjetër vetëvrasje tek “Shefqet Ndroqi”, kur një pacient me Covid, 60 vjeçar, u hodh nga lartësia dhe ndërroi jetë.

Në 15 Tetor maska u bë e detyrueshme për të gjithë edhe në ambiente të hapura. Sipas aktit normativ, maska duhet të mbahet nga çdo individ mbi 11 vjeç gjatë gjithë veprimtarisë jashtë banesës.

Nga 1 Nëntori nisi rritja e shifrave të të infektuarve në vend.

Shifrat rekord:

20 Nëntor me 836 raste

29 Nëntor me 835 raste

1 Dhjetor me 832 raste

4 Dhjetor me 801 raste

5 Dhjetor me 846 raste

6 Dhjetor 840 raste

10 Dhjetor 873 raste

11 Dhjetor 802 raste

12 Dhjetor 879 raste

15 Dhjetor  809 raste

Në 24 Nëntor dhe 5 Dhjetor u shënua rekord viktimash me nga 19 të vdekur në ditë.

Pas një viti të vështirë me shkollën që u zhvillua online, ministrja e Arsimit Besa Shahini në 14 Shtator dha dorëheqjen. Vendin e saj e mori Evis Kushi.

Në 2 Nëntor një tjetër protestë u mbajt, këtë herë nga studentët kundër mësimit online.

Në 8 Dhjetor vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie, nxiti protesta të shumta në vend, që shkaktuan edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt.

Në 24 Dhjetor Shqipëria mbyllet sërish në karantinë. Sipas masave të reja shtrënguese nga ora 20:30 të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të jenë brenda shtëpive. Masat u vendosën në prag të festave të fundvitit dhe do të zgjasin deri në 5 Janar 2021.

Nëse keni arritur deri në fund të këtij artikulli, me siguri keni kuptuar që ky vit nuk ka qenë vetëm i Koronës, por edhe i shumë ngjarjeve të tjera që do të lënë gjurmë për një kohë të gjatë dhe do të shënojnë një kthesë revolucioni në historinë e vendit tonë./Xing.al

Ky artikull u krijua nga xing.al dhe nuk lejohet ribotimi!

MOTI NE TIRANE
Poll