Vazhdojnë shifrat e larta/ 737 raste të reja në 24 orët e fundit, ja qytetet më të prekura nga Covidi

Xing

E Shtunë 21 Nëntor 2020, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 21 nëntor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2,470 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid, 737 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

MOTI NE TIRANE