'Qaj shpesh kur jam vetëm, fëmijët më pyesin për të', rrënqeth vajza Hajrie Rondos

06.04.2018 12:11

Vajza e aktores së ndjerë Hajrie Rondo, Klea Rondo ka rrëfyer për "Pasdite në Top Channel" gjithë dhimbjen e madhe që i la humbja e nënës së saj, largimi i së cilës tronditi mbarë publikun shqiptar. “Qaj shpesh kur jam vetëm. Nuk dua ta bëj para fëmijëve sepse ata nuk e meritojnë të mërziten. Djali është i vogël, 3 vjeç kur shkuam në shtëpinë e prindërve që nga vera e vjetshme kur unë i shërbeva, e kërkoi të kolltuku i saj: Më thoshte: Ku, ku?. Kurse vajza është më e rritur. Ajo është 12-të. Ia fshehëm si fillim. Por në shkollë i treguan. Nuk më thoshte gjë, por pas disa ditësh e mërzitur më tha: Po nëna nuk është më? M`u desh pastaj t`ia shpjegoja sa më lehtë. Po është shumë e vështirë”, tha Klea me lot ne sy.