Xhensila konfirmon lajmet se është shtatzënë me foton e mrekullueshme

18.03.2018 15:13

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen për herë të parë prindër. Lajmi u konfirmua sot nga këngëtarja. Ajo ka postuar një foto të mrekullueshme me Besin i cili ka vënë dorën në barkun e rrumbullakosur. "Kur dy bëhen tre" shkruan Xhensila. Foto është postuar edhe nga Besi i cili shkruan se ndihet i bekuar. "Kur jeten ta bekojn te mirat qe vijne, edhe mbi te gjitha ata qe ti sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit" shkruan Besi.