Sërish sherr: Aulona dhe Fatma përballen me Rovena Stefën

18.09.2017 18:59

Sherri Aulona, Fatma dhe Rovena Stefa ka qenë një nga sherret më të bujshme që vazhdoi për një kohë të gjatë dhe që u komentua shumë në media vite më parë. Komentet e Aulonës dhe Fatmës nuk u pritën mirë nga Rovena e cila i paditi. Tensioni mes tyre duket se vazhdon edhe ditët e sotme. Burime pranë Prive kanë bërë të ditur se gazetaret dhe këngëtarja janë përballur së fundmi në ambientet e televizionit Klan dhe kanë filluar të debatojnë me tone të larta e të ashpra duke tërhequr edhe vëmendjen e njerëzve.