Majk harron Majlindën dhe na prezanton me dy të dashurat e tij

31.08.2017 10:48

Që pas lindjes së Roan, Majk është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media. Sidomos edhe për faktin nëse ai dhe Majlinda do të rikthehen bashkë apo jo.

Megjithatë nuk është ende e konfirmuar nëse ata janë bashkë, por ajo që dihet është se Majk nuk ka vetëm një, por dy të dashura.

Reperi na ka prezantuar me to, në një postim në Instagram ku shfaqet në shtëpinë e tij ndërsa prapa vetes ka dy portrete femrash. "Unë dhe të dashurat e mia", shkruan Majk.

Mesa duket reperi e ka zëvendësuar shpesh Majlindën.