Ish-banori i Big Brother Albania bëhet aktor Hollywood-i

30.08.2017 21:53

Ai është një nga banorët e Big Brother që nuk mund të harrohet lehtë pasi ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave për shkak të jetes që ka filluar në SHBA. Fjala është për Pol Babin i cili po shijon karrierën si aktor.

I kontaktuar nga Blitz Poli ka treguar se do të aktrojë në seriale shumë të ndjekura që transmetohen në HBO dhe Netflix.

Një prej serialeve ku ish-banori është pjesë i quajtur "Code Black" transmetohet edhe në “Top Channel”.